Nga talent i ri te legjenda e Portugalisë, rrugëtimi 23-vjeçar i Cristiano Ronaldos

05 nëntor 2026 | 16:56

Cristiano Ronaldo e mbyll aventurën me Përfaqësuesen e Portugalisë pas 23 vjetësh, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme rekordesh dhe trofesh.

Gjithçka nisi në vitin 2003, kur debutoi si një talent i ri që premtonte shumë. Me kalimin e viteve, ai u shndërrua në lider të kombëtares dhe golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Në 234 paraqitje, Ronaldo ka realizuar 146 gola, ndërsa me Portugalinë ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Nga një premtim i madh i futbollit portugez, CR7 është shndërruar në një legjendë që vështirë se do të përsëritet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Didier Deschamps është kontaktuar nga Manchester Unitedi për mundësinë që…