“Rryma do të na zbrazë xhepat”, Hykmete Bajrami: Nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

05 nëntor 2026 | 21:35

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha në Pressing në T7 se sektori i energjisë “më së miri e shpërfaq keqqeverisjen e Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeveritar”.

“Po përballemi me import të lartë, shifrat nga Dogana tregojnë që për muajt janar-shtator të vitit 2026, Kosova ka importuar 182 milionë euro, derisa në në vitin e kaluar ishte 259 milionë euro”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Gjithë këtë import të energjisë elektrike është e papërballueshme, do i paguajmë direkt nga xhepat, do inkorporohen në fatura”, shtoi Bajrami.

Video:

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës bën të ditur se janë ekstraduar tre…