Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së për pesë vjet, derisa Kurti mburret me vendet e punës

06 nëntor 2026 | 17:18

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se, derisa ky i fundit “mburret me 85 mijë vende të reja pune”, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë viteve 2020–2025.

Bajrami e ka kritikuar qeverinë, duke thënë se ajo po e mohon realitetin se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës.

“A e dini që, derisa ky mburret me 85 mijë vende të reja pune, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë viteve 2020–2025? Afër trefishi! Realiteti që Qeveria po e mohon është se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqiptarja e dyshuar si një nga figurat kryesore të një…