Zgjedhjet kantonale, veprimtari Sali Bislimi mbështet Partinë Liberale-Radikale në Vaud, publikon foto me kryetaren e qeverisë dhe kandidatët e tjerë

06 nëntor 2026 | 17:48

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka marrë pjesë në një darkë të organizuar në mbështetje të Partisë Liberale-Radikale (PLR) për zgjedhjet kantonale që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm në kantonin Vaud.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bislimi ka bërë të ditur se në këtë mbrëmje ishin të pranishëm drejtues të listës për qeverinë kantonale dhe Këshillin e Lartë Kantonale, si dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Ai ka përmendur takimet me Isabelle Moret, Christelle Luisier Brodard, kryetare e qeverisë kantonale, dhe Jean-François Thuillard, si dhe praninë e mikut të tij, Avni Orllati.

Bislimi ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes, përveç temave politike, në biseda është diskutuar edhe për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kantonin Vaud.

Sipas tij, përfaqësuesit politikë të pranishëm kanë vlerësuar kontributin e shqiptarëve, duke i cilësuar si ndër komunitetet me kontribut të madh në punë në këtë kanton.

Bislimi ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për PLR-në dhe ka thënë se pret angazhim të komunitetit shqiptar në zgjedhjet e ardhshme kantonale.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një kërcënim i drejtëpërdrejtë nga Amerika drejtuar Iranit. “Në Iran…