Përplasje në Komisionin Hetimor për Arlinda Zekajn, Ramadani akuzon VV-në për bllokim

06 nëntor 2026 | 19:59

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj, Burim Ramadani ka njofruar se VV nuk lejoi që Zyra e Kryeministrit të përfshihej në listën e institucioneve prej të cilave Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi.

Ai tha se e kishte ndërprerë mbledhjen, por VV nuk ndërroi qëndrim.

“Pas pauzës, pavarësisht se ekzistuan të gjitha argumentet e qëndrueshme që ZKM duhet të përfshihet si institucion ku Komisioni Hetimor kërkon dokumente dhe dëshmi, VV mbeti e barrikaduar kundër”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sot, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor, VV u barrikadua kundër përfshirjes së Zyrës së Kryeministrit (ZKM) si një prej adresave ku Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi.

Pra, VV nuk lejoi që Zyra e Kryeministrit të përfshihej në listën e institucioneve prej të cilave Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi.

Kur e kuptova bllokadën, u dhashë 5 minuta pauzë me shpresën se do të ndryshonin qëndrimin, por kjo nuk ndodhi.
Pas pauzës, pavarësisht se ekzistuan të gjitha argumentet e qëndrueshme që ZKM duhet të përfshihet si institucion ku Komisioni Hetimor kërkon dokumente dhe dëshmi, VV mbeti e barrikaduar kundër.
Për këtë arsye, e ndërpreva mbledhjen.
Përballë kësaj bllokade, nuk kishte kuptim të vazhdohej mbledhja.

Mbledhja e radhës do të mbahet të hënën.
E lus Lëvizjen Vetëvendosje të reflektojë e të mos bllokojë!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbledhjen e radhës…