Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

07 nëntor 2026 | 14:18

Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit te të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për…