Zemaj, qeverisë: Ofroni vetëm 17 emra të mjekëve nga 171 që Kurti thotë se u kthyen në Kosovë

08 nëntor 2026 | 14:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar nga qeveria që të ofrojë vetëm 17 emra nga 171 specialistët për të cilët kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë kthyer në Kosovë.

Zemaj ka thënë se për këtë e sfidon cilindo përfaqësues të qeverisë apo të ShSKUK-së.

“E sfidoj cilindo përfaqësues të qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo ShSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Kurti dje ka folur për “kthimin e trurit” në Kosovë.

“Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë”, ka pretenduar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan…