ZKA realizon me sukses sesionet e trajnimeve për sezonin vjeshtor

09 nëntor 2026 | 14:25

Gjatë muajve shtator dhe tetor 2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar planin e trajnimeve për sezonin vjeshtor, me qëllim të avancimit të njohurive profesionale, ngritjes së kapaciteteve të stafit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës në institucion.

Në kuadër të këtij plani, janë organizuar trajnime në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë Auditimin Financiar dhe të Pajtueshmërisë, Auditimin e Performancës, Identifikimin dhe Vlerësimin e Rreziqeve, Procedurat Analitike Preliminare dhe Përcaktimin e Materialitetit, përdorimin e sistemit SITA dhe softuerit IDEA, SNISA 140 – Menaxhimi i Cilësisë, Kornizën Ligjore në ZKA dhe Kodin e Etikës. Përmes këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit kanë thelluar njohuritë profesionale, kanë diskutuar çështje praktike dhe kanë shkëmbyer përvoja, duke kontribuar në avancimin e aftësive dhe përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të auditimit.

Në kuadër të realizimit të planit të trajnimeve, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zbatimit të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Këto trajnime kanë avancuar njohuritë dhe aftësitë e stafit për zbatimin efektiv të kuadrit ligjor dhe procedural, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e krijimit dhe ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm pune. Të dy trajnimet janë realizuar në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Po ashtu, stafi auditues ka vijuar pjesëmarrjen në aktivitete të tjera të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, të organizuara nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Instituti AAB, me qëllim të përditësimit të njohurive profesionale dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kompetencave në fushën e auditimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me kandidaturat…