Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar

10 nëntor 2026 | 11:33

Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.

Avokatja dhe babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati, kanë deklaruar se drejtësia është e vonuar, por presin që rasti të marrë epilogun e merituar.

Kastrati ka folur edhe për atë që e ka cilësuar si neglizhencë të institucioneve shtetërore para vrasjes së vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte arritur të dëgjohej nga askush për t’i shprehur shqetësimet dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën.

“Askush nuk më ka pranuar që të flas, që të shprehem, të prononcohem për situatën që ta zgjidhim këtë çështje”, ka deklaruar Kastrati para mediave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ka…