Seancë e jashtëzakonshme nesër, debat për Raportin e Komisionit Evropian
10 nëntor 2026
| 11:45
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare nesër, e mërkurë.
Sipas njoftimit të nënshkruar nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, seanca është caktuar të nisë në orën 13:00, në sallën e Kuvendit.
Në rend dite është vetëm një pikë, debat parlamentar për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.



