‘Ligjërimi’ i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive

10 nëntor 2026 | 11:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, shkruan “Express”.

I pyetur për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka thënë se ekziston një kurth në të cilin politikanët nuk duhet të bien, duke këshilluar që ata të mos i menaxhojnë pritshmëritë.

Sipas Kurtit, pritshmëritë duhet të rriten sa më shumë, ndërkohë që qeverisja të bëjë më të mirën që mundet.

“Dua të përmend një kurth në të cilin politikanët s’duhet të bien. Kjo mantra për menaxhimin e pritshmërive. Unë mendoj që s’duhet t’i menaxhojmë pritshmëritë. Le të rriten sa më shumë që munden, ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive, aftësive dhe dijes”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare…