Katër orë negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, Rubio: U shënuan hapa konstruktivë, Lavrov: Nuk do t’i ulim armët siç kërkon Evropa

10 nëntor 2026 | 23:53

Përfundoi pa një marrëveshje për armëpushimin e plotë apo fundin e luftës, dita e parë e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, takimi i së martës solli disa rezultate konkrete. Palët arritën marrëveshje për shkëmbimin në shkallë të gjerë të ushtarëve të burgosur. Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi gjithashtu një hapësirë kontakti mes palëve për të diskutuar çështje urgjente humanitare, duke shmangur komunikimin vetëm përmes fushës së betejës.

Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti. Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë i ka shtuar përpjekjet për ta zhbllokuar procesin e paqes në luftën më të madhe dhe më të përgjakshme tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Keep Watching

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili u takua me homologun e tij ukrainas në Paris, në kuadër të një takimi të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), i cilësoi bisedimet si “shumë frytdhënëse”.

“Ne mendojmë se formati trepalësh duhet t’i përfshijë përfundimisht edhe partnerët tanë evropianë në tryezën e bisedimeve, sepse edhe ata janë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi në planin afatgjatë”, tha Rubio.

I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, tha se në negociatat, që do vijojnë edhe gjatë të mërkurës, pritet të diskutohet edhe mënyra se si mund të shfrytëzohen institucionet ekzistuese evropiane për garantimin e sigurisë.

Zyrtarët rusë, megjithatë, nuk kanë dhënë asnjë shenjë se janë të gatshëm të heqin dorë nga kërkesat e tyre të ashpra, të cilat kanë qenë në tryezë qysh para se Kremlini të niste pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rustem Umerov, i cili udhëheq delegacionin e Ukrainës, tha se Kievi është i përqendruar në sigurimin e garancive të sigurisë dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania MABCO, e biznesmenit Behgjet Pacolli, ka mbërritur sërish në…