MABCO RIKTHEHET NË AEROPORTIN E VLORËS, NË FOKUS PËRFUNDIMI I PUNIMEVE TË MBETURA
10 nëntor 2026
| 23:52
Kompania MABCO, e biznesmenit Behgjet Pacolli, ka mbërritur sërish në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të ndjekur vijimin e punimeve, pas përplasjes me kompaninë 2A Group.
Fokusi tashmë është përfundimi sa më i shpejtë i punimeve të mbetura, në mënyrë që të përmbyllet ndërtimi i Aeroportit të Vlorës. Në kantier ka mbërritur edhe grupi i certifikimit, i cili do të shqyrtojë situatën dhe punimet e kryera deri më tani.
MABCO synon të përfundojë ndërhyrjet që kanë mbetur dhe të çojë përpara procesin e përmbylljes së aeroportit. Se si do të vijojë ky proces dhe kur do të përfundojnë punimet, mbetet për t’u parë.



