Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Elize, presidenti Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

11 nëntor 2026 | 00:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Paris, është pritur edhe në pallatin presidencial në Francë, nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti njoftoi se ai mori pjesë në darkën e shtruar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, shkroi kryeministri.

Pjesëmarrja e tyre u bë në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku janë mbledhur liderë të shumtë botëror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka rikujtuar shkaqet përse insistonte që Kosova…