Tri fytyra të reja, një ëndërr e përbashkët – Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus flasin si ‘dardanë’

11 nëntor 2026 | 11:22

Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e “Dardanëve” për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Të tre futbollistët kanë thënë fjalët e para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krenaria për ta veshur fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë kapitull të ri në karrierën e tyre ishin mesazhet kryesore të tre futbollistëve.

“Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, është shprehur Kamberi.

Ndërkohë, Rexhepi ka theksuar krenarinë për t’u bërë pjesë e përfaqësueses: “Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e ‘Dardanëve’. Forca Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka folur hapur për…