QEVERISJA MATET ME REZULTATE, JO ME BESIM!
Shkruan: Behram Behluli
Hiq, ama bash hiq, nuk është me rëndësi kush i beson apo nuk i beson Kurtit.
Qeverisja nuk është çështje besnikërie apo tifozllëku.
Qeverisja matet me atë se çfarë ke bërë për vendin.
E çka po shohim sot?
Rrugët e ndërtuara po shkatërrohen, mirëmbajtja thuajse zero.
Kapacitetet e reja energjetike mbetën pa zhvillim, ndërsa për blerjen e rrymës shpenzohen miliarda.
Pagat, turp të quhen paga: nëpunësit civilë, policët dhe pjesëtarët e FSK-së, mësimdhënësit, mezi ia dalin.
Pensionet, më shumë lëmoshë sesa mbështetje për njerëzit që e kanë ndërtuar këtë vend.
Inflacioni ua ka ngrënë qytetarëve edhe atë pak që fitojnë.
Sektori privat në vështirësi, investimet e reja thuajse të padukshme.
Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë edhe penjtë për operacione.
Treni me dy vagonë u ndal, e flasim për hekurudha franceze!
Njerëzit po ikin nga Kosova, ndërsa kryeministri i bën thirrje një avokati në Zvicër të kthehet e të bëhet prokuror në Kosovë. Po mirë, a e ka pyetur ndonjëherë veten pse po ikin njerëzit dhe pse nuk po kthehen?
Madje, flet për zhvillimin e hekurudhave në Francë, ndërkohë që nuk po arrin ta mbajë në funksion as një tren me dy vagonë.
E këtu qëndron problemi: nuk kemi nevojë për fjalime, fotografi e premtime. Kemi nevojë për punë, zhvillim dhe rezultate.
Arsyetimi se për gjendjen e rëndë ekonomike ka faje lufta në Ukrainë e Kanali I Hormuzit është propaganda, pse kjo gjendje nuk po e pengon në zhvillim, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë?
Unë këtij kryeministri i besoj vetëm në një gjë: se kur t’i afrohen zgjedhjet, ka me i shpërnda nga 100 euro, me shpresën se qytetarët kanë me i harru krejt këto që u than më lartë!
Vendi ka nevojë për një shtet ku mund të jetohet me dinjitet, ku ka punë, paga të dinjitetshme s, shërbime shëndetësore, siguri dhe perspektivë.
E qeverisje e cila 100 euron e ka mjet manipulimi e propagande, duhet me IKË!



