Gazetari serb thotë se Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti: Ndodhet në Kopaonik

11 nëntor 2026 | 14:40

Gazetari serb Radomir Dimiq ka deklaruar se Milan Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti, duke pretenduar se ai aktualisht ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Dimiq e ka cilësuar Radoiçiqin si kreun e një rrjeti kriminal dhe udhëheqësin e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

“Milan Radoiçiq, kreu i oktapodit kriminal dhe udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë, i cili ende ndodhet i lirë në Kopaonik, sipas të gjitha gjasave do të arrestohet së shpejti”, ka shkruar Dimiq.

Gazetari serb ka paralajmëruar se, sipas tij, pasoja do të ketë edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, të cilin e ka akuzuar se ka urdhëruar kryerjen e sulmit në Banjskë.

“Atë e pret një fat i rëndë, ashtu si edhe urdhërdhënësin e tij për kryerjen e këtij aksioni terrorist në territorin e Kosovës”, ka theksuar Dimiq.

Sulmi i armatosur në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Milan Radoiçiqi e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…