De la Fuente me superlëvdata për Messin e Ronaldon, i përmend edhe pasardhësit e tyre
Luis de la Fuente ka folur me admirim për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke theksuar se të dy kanë lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të sukseseve sportive, por edhe për vlerat që kanë përcjellë gjatë karrierës.
“Jam një admirues i zjarrtë i tyre, sidomos për vlerat dhe parimet që i kanë përcjellë në botën e sportit dhe në shoqëri. Edhe pasi kishin fituar gjithçka, vazhdonin të dëshironin të fitonin. Ishin shembuj të performancës, sjelljes dhe sportivitetit”, ka deklaruar përzgjedhësi i Spanjës.
Duke folur për yjet që mund ta marrin stafetën e tyre, De la Fuente ka përmendur sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappen, dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Ai është i bindur se të dy do të lënë gjurmë të mëdha në futbollin botëror.
Trajneri spanjoll është ndalur veçanërisht te Yamal, duke thënë se 19-vjeçari duhet të vazhdojë të punojë dhe të zhvillohet, por edhe të mbrohet nga presioni që e shoqëron që prej moshës 16-vjeçare.



