Vjosa Osmani, Vetëvendosjes: Veç i keni ndërruar bosët e krimit e të bizneseve, oligarkët ju kontrollojnë

11 nëntor 2026 | 16:16

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se Vetëvendosje dhe aeveria Kurti, në vend se të shikohen në pasqyrë me qëllim të përmirësimit, po i arsyetojnë stagnimet dhe dështimet.

Duke iu referuar një debati për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë, Osmani ka thënë se vetë e kishte kritikuar një gjë të tillë në atë kohë, ndërsa ka shtuar se gjatë këtyre viteve në qeverisje, LV-ja i ka ndërruar bosët e krimit, bosët e biznesit dhe oligarkët.

Sipas saj, edhe LV-ja po kontrollohet njësoj nga oligarkët.

“Por çfarë të them unë kur kritikohemi për standarde të dyfishta e dëgjojmë nga ju standarde të dyfishta. Arsyetoni stagnime, e jo duke parë veten në pasqyrë me qëllim për t’u përmirësuar. Thanë që në vitin 2020 fonde u janë dhënë bizneseve, unë e kam kritikuar atë kohë. Në ndërkohë çka ka ndodhur, ju veç i keni ndërru bosat e krimit, i keni ndërru oligarkët, bosat e biznesit. Oligarkët i kanë kontrollu ata përpara, oligarkët po ju kontrollojnë edhe juve”, ka thënë Osmani në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rexhep Qunaj shpall te pavlefshme dëftesat e klasës 1-8 te…