Pochettino arrin marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i Manchester Unitedit
11 nëntor 2026
| 17:00
Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, sipas gazetarit argjentinas, Gaston Edul.
Trajneri argjentinas pritet të largohet nga posti i tij aktual duke aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën që ka me klubin.
Kështu, Pochettino është shumë pranë një aventure të re në Premierligë, kësaj radhe në krye të Manchester Unitedit, klub që synon të rikthehet në mesin e skuadrave më konkurruese në futbollin anglez.
Megjithatë, marrëveshja ende duhet të zyrtarizohet nga klubi anglez.



