Tensionohet situata në Kuvend, deputetja e VV-së ndërpret fjalimin: “Po e ndërpres këtu”
11 nëntor 2026
| 21:03
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Elvira Ibrahimi, ka ndërprerë fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, pasi ka thënë se situata në sallë është tensionuar.
“Meqenëse është tensionuar situata atje, po e ndërpres këtu”, ka deklaruar Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit.
Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur në sallë dhe çfarë e ka shkaktuar tensionimin, pasi nuk ka pamje që sqarojnë situatën.



