Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja

11 nëntor 2026 | 20:30

Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme armësh gjatë kontrollit dhe skanimit të një automjeti të tipit VW Caddy, me targa të huaja.

“Gjatë kontrollit, përmes pajisjeve skanuese të Doganës së Kosovës, janë identifikuar dhe zbuluar:

42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov); 1 pushkë e tipit Walther, kalibër 12 mm; 41 karikatorë për armë të tipit AK-47”, thuhet në njoftim.

“Pas identifikimit të ngarkesës, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, vijon njoftimi.

“Dogana e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, përmes së cilës janë fuqizuar kapacitetet teknologjike dhe operative të institucionit, përfshirë pajisjet skanuese që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë zbulim”, thekson dogana.

Ndërsa, policia e Kosovës lidhur me rastin ka arrestuar një shtetas të Gjermanisë, L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin…