Video | Përleshje fizike në Abu Dhabi mes sportistëve rusë e gjeorgjianë

11 nëntor 2026 | 23:16

Një incident i rëndë me përplasje fizike ka ndodhur në Abu Dhabi mes luftëtarit gjeorgjian të UFC-së, Merab Dvalishvili, dhe sportistit rus të arteve marciale të përziera, Usman Nurmagomedov.

Ngjarja u regjistrua në hollin e një hoteli, në momentin kur Dvalishvili po zhvillonte një intervistë për mediat, në prag të një aktiviteti sportiv të planifikuar për këtë fundjavë. Pamjet e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale dokumentojnë momentet e konfrontimit të ashpër fizik mes dy sportistëve dhe anëtarëve të ekipeve të tyre përkatëse.

Sipas pretendimeve të ngritura nga luftëtari gjeorgjian Merab Dvalishvili, ai dhe një mik i tij u sulmuan dhe u goditën në mënyrë të papritur nga Usman Nurmagomedov dhe disa persona që e shoqëronin atë.

Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin ndërkombëtar të arteve marciale. Edhe pse legjislacioni në Emiratet e Bashkuara Arabe parashikon përgjegjësi të rëndë penale për sulmet fizike, autoritetet vendase ende nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar mbi arrestime të mundshme apo ngritje akuzash lidhur me ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fadil Çitaku dhe Bashkim Çitaku prezantojnë institucionet e tyre në…