Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet vendimi i presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Shqyrtimi i Vendimit të Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
3. Të ndryshme”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.
Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga presidentja Justina Shiroka-Pula me kërkesën e PDK-së.
Në Rubikon të Klan Kosova, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.



