Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen
12 nëntor 2026
| 10:29
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin për Legjislacion se grupi parlamentar i LV-së do ta mbështesë rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë diskutimit për ligjin e kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidentja, Abrashi ka thënë se qëndrimi i vazhdueshëm i LV-së ndaj Gjykatës Speciale ka qenë një nga arsyet, siç është shprehur ai, për kushtëzimin e votimit për Presidenten e Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se LV-ja do të vazhdojë ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes, në mënyrë që, siç ka thënë, ta përmbyllë këtë mbështetje.
Abrashi ka shtuar se fazat e reja që do të iniciohen lidhur me këtë ligj përbëjnë tema të reja, të cilat do të trajtohen veçmas.



