Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni të përsëritet

12 nëntor 2026 | 10:51

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar në seancën e sotme lidhur me vizitën e Listës Studentore.

Haradinaj ka thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia duhet të monitorohen dhe se, nëse gjatë tyre ka shkelje, atëherë duhet të zbatohet ligji i Kosovës.

“Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohet me protokoll vizitash dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen. Në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues, apo dërgohen porosi për qarqe të urrejtjes kundër rendit kushtetues, duhet të zbatohet ligji i Kosovës. Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bërë lëshime dhe nga kushdo, cilado instancë, që nuk e ka kryer punën e vet në rastin e këtyre vizitave. Do ta adresojmë këtë çështje në adresën përkatëse. Ju lutem, mos lejoni të na përsëritet kjo edhe një herë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e…