Kane zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka

12 nëntor 2026 | 11:08

Harry Kane do të shkruajë historinë e futbollit anglez në ndeshjen kundër Kroacisë.

Kapiteni i Anglisë pritet të regjistrojë paraqitjen e 126-të me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje në historinë e saj dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.

Sulmuesi i Bayern Munichut do të marrë një tjetër vlerësim në Wembley, ku do të prezantojë edhe Topin e Artë para tifozëve anglezë.

Kane e ka cilësuar rekordin e ri si një prej arritjeve më të rëndësishme të karrierës, duke theksuar se gjithçka është rezultat i përkushtimit dhe vazhdimësisë.

Me 91 gola, ai tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë.

Tani synon të bëhet futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 golave me përfaqësuesen.

Megjithatë, rekordet personale nuk janë qëllimi përfundimtar i Kane.

“Të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë është ëndrra ime më e madhe. Shpresoj të kem edhe shumë vite përpara dhe të shoh se çfarë tjetër mund të arrij”, ka deklaruar 33-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Milot Rashica do të jetë lojtari i parë që do…