Rashica në janar largohet nga Beshiktashi?
Milot Rashica do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga skuadra e Beshiktashit në afatin kalimtar të janarit, kanë raportuar mediumet në Turqi.
Largimi i Rashicës vjen pasi trajneri i Beshiktashit, Vincenzo Italiano, nuk llogarit në shërbimet e tij, duke e bërë sulmuesin e krahut lojtarin e parë jashtë planeve të ekipit.
Madje, drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur t’ia lehtësojnë Rashicës transferimin diku tjetër, duke mos kërkuar dëmshpërblim për kartonin e tij.
Rashica ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, të cilën Beshiktashi mund t’ia ndërpresë në janar nëse futbollisti nga Kosova nuk pranon largimin si lojtar i lirë.
Me largimin e Rashicës në janar, Beshiktashi do ta përdorë kuotën e lojtarit të huaj për të bërë një përforcim në repartin e mbrojtjes.
30-vjeçari është pjesë e Beshiktashit që nga viti 2023 dhe në sezonin aktual ka shënuar një gol në tetë paraqitje në të gjitha garat.



