‘Dardanët’ dalin me njoftim të rëndësishëm për tifozët e Kosovës para ndeshjes me Izraelin
12 nëntor 2026
| 10:39
Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Dardanët” u kanë bërë thirrje tifozëve që t’i tërheqin biletat për ndeshjen e së shtunës në “Fanclub”.
Ata kanë sqaruar edhe protokollin që duhet ndjekur, ndërsa synojnë të organizojnë sa më mirë ndeshjen, me sjellje shembullore dhe me synimin që djelmoshat në fushë t’i sigurojnë tri pikë.



