Leipzigu në garë për Lutfi Dalipin
Leipzigu është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili po shkëlqen këtë sezon në kampionatin zviceran.
Bëhet e ditur se Leipzigu po sfidon Fiorentinën, Real Betisin dhe Bragën për Dalipin, të cilin synon ta sigurojë në janar, për ta transferuar në fund të sezonit.
Dalipi 20-vjeçar është i huazuar te skuadra e Vaduzit, ndërsa me Young Boysin ka kontratë deri në verën e vitit 2030. Vlera e tij në treg është rreth 2 milionë euro.
Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në sezonin aktual, Dalipi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.
Megjithatë, Dalipi është i fokusuar te e ardhmja e tij ndërkombëtare, pasi në javët në vijim pritet të vendosë se cilin shtet do ta përfaqësojë përfundimisht.
Ai tashmë e ka njoftuar Zvicrën se është mes Kosovës dhe Shqipërisë, federatat e të cilave po bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e Dalipit.



