Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës gjithmonë vjen dimri, puno që të mos shtrenjtohet rryma

12 nëntor 2026 | 11:27

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për paralajmërimet e saj se Kosova do të përballet me një dimër të vështirë në aspektin energjetik.

Guri ka thënë se deklarata të tilla përsëriten çdo nëntor nga ministrja, e cila, sipas tij, do të duhej të punonte që qytetarët të mos përballen me shtrenjtimin e rrymës.

Madje, ai ka ironizuar me katër stinët, kur i është drejtuar partisë në pushtet.

“Ministrja Artane Rizvanolli mbrëmë, edhe sot, shefja e grupit parlamentar të LV-së, na paralajmëroi se na pret një dimër i vështirë në aspektin energjetik. Çdo nëntor e dëgjojmë këtë deklaratë. Veç katër stinë janë në Kosovë. Gjithë pas verës edhe vjeshtës vjen dimri. Ministrja ish dashtë me u përgatit që rryma mos me u shtrenjtu në dimër. Detyra e ministres është që gjatë verës dhe gjatë vjeshtës me punu, që qytetarëve mos me ju ardhë ajo faturë në dimër. Është e palogjikshme qysh çdo nëntor, prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma do të jetë e shtrenjtë këtë dimër”, ka deklaruar Guri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar…