Spalletti kërkon përforcime, Juventusi synon transferimin e yllit të Barcelonës
Juventusi po planifikon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi kjo pozitë vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të skuadrës.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, forma jo e qëndrueshme e Andrea Cambiasos dhe Juan Cabalit ka bërë që trajneri Luciano Spalletti në disa raste të detyrohet ta aktivizojë Zeki Celikun në një pozitë që nuk është natyrale për të.
Një nga emrat që ka përfunduar në listën e dëshirave të “Zonjës së Vjetër” është Lorenzo Bernasconi i Atalantas. Megjithatë, vlera e tij prej 25 milionë eurosh e bën të vështirë realizimin e transferimit gjatë afatit kalimtar të janarit. Mbrojtësi 22-vjeçar ka regjistruar 12 paraqitje këtë sezon.
Objektivi kryesor i Juventusit mbetet Alejandro Balde i Barcelonës. Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e spanjollit pritet të jetë e madhe, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe Roma dhe disa klube të Ligës Premier.
Balde, i cili ka humbur një pjesë të rëndësisë në planet e trajnerit Hansi Flick, thuhet se është i interesuar të largohet në janar, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion. Ai mund të jetë i arritshëm përmes një marrëveshjeje huazimi.
Ndërkohë, një tjetër alternativë që po shqyrtohet nga drejtuesit e Juventusit është Destiny Udogie i Tottenhamit.
Mbrojtësi anglez shihet si një opsion me kosto më të ulët për përforcimin e krahut të majtë.




