Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Një lajm të tillë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ku thuhet se incidenti ka ndodhur të shtunën në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Më tej, nga SHKK-ja kanë thënë se ndaj dy të dënuarve janë iniciuar masa disiplinore, transmeton Periskopi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, kanë bënë të ditur për Insajderin.
Dibran Hoxhaj është dënuar me 24 vite burgim për vrasjen e 2023-ës në “Kobra City” në Prizren.
Andi Pajaziti është dënuar me dy vite burgim, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje lidhur me rastin e “Bon Vivant”-it.



