Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka prezantuar Lutfi Dalipin si prurjen më të re te “Dardanët”.
Ylli i Vaduzit, i huazuar nga Young Boys, vendosi të largohet nga Zvicra dhe të zgjedhë përfundimisht Kosovën.
FFK-ja tashmë e ka prezantuar Dalipin si prurjen më të re.
“Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luajë ose për Kosovën ose për Shqipërinë”.
“Jam shumë i lumtur që kam me luajtur për Kosovën. Jam i sigurt që Kosova ka me kanë një ekip shumë i fortë”, deklaroi ai ndër të tjera.
Dalipi do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë përballjen Kosovë – Izrael të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/



