Nesër në Istog mbahen homazhe në gjashtëvjetorin e vdekjes së Labinot Aliajt
13 nëntor 2026
| 10:36
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Istog ka njoftuar se të shtunën, më 14 nëntor, do të organizojë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Labinot (Skënder) Aliajt, në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Homazhet do të mbahen në orën 12:00, në varrezat e Istogut.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se Labinot Aliaj do të kujtohet për personalitetin, energjinë dhe përkushtimin e tij, si dhe për kontributin si aktivist dhe asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Istogut.
“Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm!”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Istog.



