Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Britania, aleate e posaçme e Kosovës
13 nëntor 2026
| 10:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin britanik, Andy Burnham, në Dublin, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Lajmin e ka bërë me dije Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Ai e ka cilësuar këtë shtet si partner dhe aleat të posaçme të Republikës së Kosovës.
“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”,



