Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Britania, aleate e posaçme e Kosovës

13 nëntor 2026 | 10:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin britanik, Andy Burnham, në Dublin, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Lajmin e ka bërë  me dije Kurti përmes një postimi në  “Facebook”, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Ai e ka cilësuar këtë shtet si partner dhe aleat të posaçme të Republikës së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”,

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si braktisje…