Përzgjedhësi i Izraelit: Niveli i dy ekipeve është i afërt, do të jetë përballje interesante
13 nëntor 2026
| 11:52
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka mbajtur konferencë për media sot, një ditë para përballjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ben Shimon ka thënë se niveli i dy ekipeve është i afërt dhe se e pret një ndeshje interesante nesër.
“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa i përket rezultateve, nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë, por do të shohim nesër”, është shprehur Ben Shimon.
Kosova e pret nesër Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, në xhiron e pestë të Ligës B në Ligën e Kombeve.



