Van Dijku e dëshiron Barcelonën
Virgil van Dijk mund të largohet nga Liverpooli në fund të kontratës së tij dhe ta vazhdojë karrierën te Barcelona.
Sipas mediumit katalunas “El Nacional”, kapiteni i Liverpoolit dëshiron t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick dhe tashmë i ka udhëzuar agjentët e tij që të organizojnë bisedimet me klubin spanjoll.
Mbrojtësi holandez po shqyrton mundësinë që një ose dy sezonet e fundit të karrierës t’i kalojë në Barcelonë. Prania e Rodrit në projektin e klubit thuhet se është një nga faktorët që e tërheq drejt këtij destinacioni.
Van Dijku synon të transferohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.
Ndërkohë, Liverpooli ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh për ta transferuar përfundimisht Ronald Araujon, i cili aktualisht është i huazuar nga Barcelona.
Megjithatë, deri më tani bëhet fjalë për raportime mediatike dhe nuk ka konfirmim zyrtar nga palët. Madje, Liverpooli po shqyrton edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës me kapitenin e tij.



