Kapet një nga njerëzit më të kërkuar të mafies turke

13 nëntor 2026 | 11:58

Njëri nga drejtuesit e organizatës së armatosur kriminale të njohur si “Barış Boyun” është arrestuar në Azerbajxhan.

Bëhet fjalë për Mehmet Recep Demirin, ndaj të cilit janë lëshuar gjithsej 48 urdhër-arreste, raporton “CNN Turk”.

Sipas medieve turke, arrestimi i tij është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ndaj organizatës kriminale, e cila dyshohet se ka vepruar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Demir është ndaluar dhe më pas është dërguar në paraburgim në Azerbajxhan, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër kjo e paraparë në Kodin Penal të këtij shteti.

Ndërkohë, Prokuroria e Stambollit ka përgatitur kërkesën zyrtare drejtuar autoriteteve gjyqësore të Azerbajxhanit për ekstradimin e tij në Turqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Jared Kushner, ka thënë…