Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së për natyralizimin e portierit italian
Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes së fituar nga Kombëtarja me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës. Portieri i Kombëtares ishte i pakalueshëm. Në fund, ai ka kritikuar vendimin e Federatën Shqiptare të Futbollit (FShF), e cila po punon për të afruar portierin italian, Elia Caprile.
“Unë mendoj që çdo ndeshje ka historinë e vet. Po ashtu edhe gabimet janë pjesë e lojës. Nuk është as i pari dhe as i fundit, besoj. Nuk jam i vetmi që bëj kështu gabimi. Me siguri ishte një rast që e kondicionoi shumë ndeshjen. Dhe kjo gjithsesi ishte një histori tjetër. Duhet të fokusohemi vetëm për 3 pikët, që është edhe qëllimi ynë që të kualifikohemi si të parët.Mendoj se kemi me të vërtetë kualitet. Është një miks i bukur i lojtarëve më me eksperiencë dhe lojtarëve të rinj, që janë duke u futur dhe duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të mirë. Sot dua të veçoj edhe Hasën, që më pëlqeu shumë kur hyri, solli një freski. Dhe të gjithë lojtarët e tjerë që u futën. Mendoj se është shumë me rëndësi që edhe në klubet ku jemi të luajmë”.
“Kjo do të na japë me të vërtetë një shtytje shumë të madhe edhe këtu. Edhe fizikisht duhet të jemi sa më mirë. Teknikisht mund të jemi një skuadër shumë e fortë dhe që do të bëjë gjëra të bukura. Kaprile? Mendoj se për Shqipërinë dhe Kombëtaren tonë, si është, mendoj se duhet t’i jepet fokus lojtarëve shqiptarë apo të paktën atyre që kanë kontribuar në Shqipëri apo që janë rritur. Përndryshe do t’i prishet edhe vetë… Kombëtarja nuk do ta ketë atë vlerësimin, fillon e merr lojtarë nga jashtë. Nëse janë lojtarë që kanë kontribuar në një mënyrë apo tjetër, apo nëse janë shqiptarë, apo kanë pasur prindër, është diçka ndryshe. Kjo mendoj më shumë i paraqet problemet e futbollit shqiptar mbi të gjitha se gjërat e tjera.Pritja vendimtare? Ishte e rëndësishme. Pasi ishim në një moment dhe e dinim se janë shumë të rrezikshëm në goditje standarde. Na bënë dy gola herën e kaluar. Ishte goditje dhe situatë që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Isha aty dhe më vjen mirë që kontribuova për ekipin. Duhet të vazhdojmë kështu. Bjellorusi? Me siguri që për ne është shumë e rëndësishme që të përgatitemi sa më mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, pa tifozë do të jetë ndoshta ndeshje e barabartë, por kjo nuk na kushtëzon neve për të luajtur një lojë ndryshe apo një lojë të cilën nuk kemi dëshirë që ta bëjmë. Ne jemi të fokusuar që të dalim të parët dhe kjo është gjëja që vlen më shumë”, është shprehur Berisha për “SuperSport”.



