Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

13 nëntor 2026 | 13:03

Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.

Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mungesa e…