Shiroka-Pula pret në takim Prattipatin, diskutuan për zhvillimet politike në vend

13 nëntor 2026 | 15:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti Special, ka refuzuar ankesat…