Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim
13 nëntor 2026
| 15:07
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, gjatë replikës në interpelancën e sotme me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka thënë këtij të fundit se e ka personale me mjekët specialistë, pasi vetë Vitia nuk e ka përfunduar specializimin tash e 20 vjet.
“Me mjekët në specializim dhe me mjekë specialistë ti e ke personale. Meqë po do me ofendu. Ti je mjeku i përjetshëm që je në specializim. Je i vetmi njeri që je qe 20 vjet në specializim. E ke personale me ta se i xhelozon gjeneratat e reja. E ke ndërvetëdije. Je i vetmi mjek në Republikën e Kosovës, mantelbardhë që s’e ke vesh në pandemi në Kosovë”, i ka thënë Zemaj.
Vitia nuk ka reaguar ndaj kësaj replike.



