Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

13 nëntor 2026 | 23:14

Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë. Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN.

“Fluturimet duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”, thuhet në një njoftim të FAA-së.

Ndërkaq, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara (FAA) ka…