Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste

14 nëntor 2026 | 18:51

Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.

Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.

Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Disa deputetë të PDK’së, LDK’së e Aleancës, kanë iniciuar kërkesën…