Deputetja Musliu viziton prindërit e Labinot Aliajt në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta

14 nëntor 2026 | 20:52

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka vizituar sot prindërit e aktivistit të kësaj partie dhe ish-asambleistit të Istogut, Labinot Aliaj, në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Musliu ka kujtuar figurën e Aliajt, duke theksuar se ai, ndonëse u nda nga jeta në moshë të re, la pas kujtime, dashuri dhe gjurmë që nuk do të fshihen nga koha.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjen Aliaj, e cila tash e gjashtë vite po përballet me mungesën e më të dashurit të tyre.

“Labinoti ishte një i ri që kishte përpara shumë ëndrra e plane, por jeta ia ndërpreu rrugëtimin shumë herët. Megjithatë, kujtimi për të dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka shprehur…