Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
15 nëntor 2026
| 11:34
Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin.



