Këngëtarja Donna Dafi paralajmëron këngën e re “Enemy”, publikohet këtë të premte

16 nëntor 2026 | 14:23

Donna Dafi, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, “Enemy”, i cili do të publikohet këtë të premte, më 20 nëntor.

Lajmin artistja e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku prezantoi një fragment të shkurtër nga projekti i ri, të realizuar në bardhezi dhe me një atmosferë të errët, elegante e misterioze.

“Nuk e dija se i dashuri im ishte… armiku im”, shkroi Donna krahas paralajmërimit, duke lënë të kuptohet se kënga do të sjellë një rrëfim për dashurinë, zhgënjimin dhe zbulimin e një të vërtete të dhimbshme.

Vetë titulli “Enemy”, që në shqip do të thotë “Armiku”, paralajmëron një projekt me ngarkesë të fortë emocionale. Pamjet e para krijojnë përshtypjen e një kënge më intensive dhe dramatike, përmes së cilës Donna pritet të shfaqë një tjetër dimension të krijimtarisë së saj.

Projekti i ri vjen pas këngës “Good Morning”, e cila mori vëmendjen e mediave muzikore ndërkombëtare në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Japoni. Me publikimet e saj, Donna Dafi po ndërton një identitet gjithnjë e më të dallueshëm, duke bashkuar muzikën pop me modën dhe rrëfimin kinematografik.

Me “Enemy”, artistja pritet të hapë një kapitull të ri, më të errët dhe më emocional, duke zgjuar që tani kureshtjen e publikut.

Postimin paralajmërues mund ta shihni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram:

http://didn’t know my lover was only… my ENEMY🖤 THIS FRIDAY!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pesë vende të Bashkimit Evropian, Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe…