Çitaku e quan të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëveb

17 nëntor 2026 | 11:07

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar “të turpshëm” dhe “të papranueshëm” aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Në një reagim në “Facebook”, Çitaku ka shprehur zhgënjim dhe shqetësim për vendimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke vënë në pikëpyetje administrimin e drejtësisë nga kjo gjykatë.

“Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj gjykate”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka paralajmëruar veprime politike, juridike dhe diplomatike në përgjigje të vendimit.

“Padrejtësisë do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton: me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar”, ka thënë ajo, duke përsëritur mbështetjen për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një dokumentar i ri i BBC-së ka zbuluar dëshmi për…